Diskutohet roli i decentralizimit në përmirësimin e sigurisë në Kosovë
Prishtinë, 30 dhjetor - Friedrich Ebert Stiftung zyra në Prishtinë dhe Instituti KLGI organizojn tryezen në të cilin do të prezantohen të gjeturat e studimit Roli i Decentralizimit në përmirësimin e sigurisë si dhe në ndërtimin e paqes në Kosovë të realizuar nga autorët Samet Dalipi dhe Krenar Shala në bashkëpunim me organizatën partnere Aleanca për Paqendërtim në Kosovë.
Kosova ka 38 komuna, 10 prej të cilave apo 25% e numrit të Komunave qeverisën nga bashkësitë e komuniteteve pakicë.
Katër komunat veriore vazhdojnë të ngurrojnë ta zbatojnë legjislacionin e Kosovës, edhe pse nuk mund të mohohet fakti se pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, ka pasur disa përpjekje për të ndryshuar gjendjen në drejtim të integrimit në institucionet e Kosovës.
Duke ditur se modeli i decentralizimit të zbatuar në Kosovë, në radhë të parë është mbështetur në elementin etnik me synimin për të akomoduar komunitetet pakicë dhe për të siguruar një bashkëjetesë të qetë në mes të të gjitha komuniteteve në Kosovë, studimi i realizuar mëton të përcaktoj efektet e decentralizimit në Kosovë per sa i perket këtyre aspekteve :