02 Shkurt 2025

Diskutohet propozim rregullorja e re për bashkësitë lokale

Prishtinë, 18 shtator - Komuna e Prishtinës është e para që ka filluar me konsultimin e kryetarëve të bashkësive lokale lidhur me rregulloren e re për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Prishtinës.

Përmes kësaj rregulloreje synohet promovimi dhe zhvillimi i transparencës, ngritja e shkallës së llogaridhënies si dhe pjesëmarrja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Fatime Rrahmani, përfaqësuese e “DEMOS” tha se është për t’u përshëndetur një organizim i tillë rreth hartimit të kësaj projektrregulloreje pasi që në të kaluarën bashkësitë lokale vetëm janë informuar, e nuk kanë qenë pjesë e përpilimit të saj.

Ndërsa tani, sipas saj, ndodh e kundërta pasi që fillimisht diskutohen dhe merren për bazë propozimet dhe kërkesat e bashkësive lokale.

Drejtori i Administratës Komunale, Muhedin Nushi para kryetarëve të bashkësive lokale tha se kjo projekt rregullore është tejet e rëndësishme dhe se pret që të ketë sa më shumë propozime në takimin e ardhshëm.

“Ndarja territoriale e cila do të bazohet në zonat kadastrale. Do të përfshihen edhe lagjet e reja të Komunës së Prishtinës. Aty ku do të vlerësohet se një bashkësi lokale ekzistuese ka numër të vogël të banorëve, ajo mund t’i bashkëngjitet një bashkësie lokale tjetër. Por, edhe anasjelltas, si p.sh nëse një bashkësi lokale ka një numër të madh banorësh atëherë mund të ndahet në dy apo tri bashkësi lokale”, tha Nushi.

Në këtë takim u diskutua rreth sistemit të ri të zgjedhjes së kryetarit të bashkësisë lokale, u fol edhe për mundësinë e depolitizimit të këshillave bashkiak.

Ky projekt realizohet nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me projektin “DEMOS”, i cili financohet nga “Helvetas Swiss Intercooperation”. Komuna e Prishtinës është njëra prej 17 komunave e përfituese e projektit për mbështetje të komunave dhe qeverisjes lokale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)