16 Janar 2025

Diskutohet projektligji për vërtetimin e pasurisë së pajustifikuar

Prishtinë, 27 janar - Grupi parlamentar i kryesuar nga Albulena Haxhiu kryetarja e komisionit parlamentar për Legjislacion  dhe Komiteti për Drejtësi i Lëvizjes Vetëvendosje! organizon diskutimin lidhur me procedimin dhe miratimin e Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikuar.

Në strategjinë legjislative të Qeverisë, për vitin 2017, nuk parashihet asnjë nismë legjislative që ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke pasur parasysh problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe në anën tjetër mungesën e dispozitave ligjore, konsiderojmë që është tejet e rëndësishme diskutimi dhe ndërrmarja e iniciativave që kanë për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, saktësisht hartimi i projektligjit që ka për qëllim konfiskimin e pasurisë të fituar në mnëyrë të kundërligjshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)