03 Maj 2024

Diskutohet plotësim-ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale

Prishtinë, 7 shkurt – Pas hartimit të draftit të parë të Kodit të Procedurës Penale nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, sot është mbledhë grupi i zgjeruar punues për plotësimin dhe ndryshimin e këtij kodi.

Takimi i parë ishte me karakter mirëseardhës, koordinues e informativ për hapat e mëtutjeshëm dhe metodologjinë e punës së këtij grupi.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i cili ofroi mbështetjen e tij të plotë për këtë grup punues.

“Do të keni mbështetjen time dhe të Ministrisë së Drejtësisë, unë do të koordinohem me ju dhe do të ju ofrojë kushte adekuate profesionale për punë”, tha Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi, nga anëtarët e grupit punues për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ka kërkuar të jenë sa më funksionale në punën e tyre, në mënyrë që të hartojnë një Kod të Procedurës Penale sa më funksional për Kosovën dhe në pajtim me kriteret e Bashkimit Evropian.

Grupi i zgjeruar punues për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale do të udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë dhe në përbërje do të ketë përfaqësues nga KGJK-ja, KPK-ja, Gjykata Supreme, Ambasada e SHBA-ve, EULEX, Fakulteti Juridik, e

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)