Diskutohet platforma e qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë
Prishtinë, 17 qershor - Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin “Cila është platforma e qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?” me kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias.
Në këtë event do të diskutohet lidhur me të ardhmen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi pas formimit të Qeverisë ‘Hoti’, mbi platformën e prezantuar për dialogun, përfshirjen e SHBA-ve dhe BE-së, si dhe rolin e shoqërisë civile në këtë proces.