17 Janar 2025

Diskutohet pikëpamja e serbëve për bojkotin ndaj institucioneve

Prishtinë, 23 nëntor - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë organizon tryezen e rrumbullakët me temë “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”

Tryeza e Rrumbullakët organizohet me mbështetjen dhe bashkëpunimin me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë. 

Synimi i kësaj tyeze është të diskutojë gjendjen e krijuar institucionale dhe ndër-etnike pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit serb për bojkotimin e institucioneve qendrore.

Në veçanti të diskutohet pikëpamja e serbëve të Kosovës në këtë situatë.

Moderimin e Tryezës do ta bëjë Burim Ramadani nga SPRC-ja, ndërsa fjalën përshëndetëse do ta ketë znj. Besa Luzha nga FES.

SPRC është organizatë e pavarur kërkimore për politika të sigurisë dhe synon të analizojë funksionimin e politikave të qarta dhe të duhura për të ndërtuar sigurinë e përbashkët në Kosovë dhe në rajon.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)