Diskutohet perspektiva evropiane e Kosovës sipas Strategjisë së Zgjerimit
Prishtinë, 16 mars - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Perspektiva Evropiane e Kosovës sipas Strategjisë së Zgjerimit: Çfarë pritet të bëjë Kosova në vitet e ardhshme?”.
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoi implikimet e Strategjisë së Zgjerimit drejt të ardhmës Evropiane të Kosovës.
Diskutimi do të ofrojë një çasje gjithëpërfshirëse të rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, me fokus të veçantë në reformat e domosdoshme gjatë viteve të ardhshme.
Në fillim të diskutimit, Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të prezantojë një Analizë Politikash të titulluar “Mekanizmi i Matjes së Bashkimit Evropian rreth Politikave Themelore”.
Kjo Analizë studion efikasitetin e mekanizmit të matjes (benchmarking mechanism) së disa politikave të caktuara themeltare.
Për më tepër, kjo Analizë do paraqes një grup të rekomandimeve rreth përmirësimit të këtij mekanizmi, mekanizëm kyç i politikës se kondicionalitetit.