Diskutohet për takimin e 16 dhe 17 majit
Prishtinë, 26 prill - Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë BE, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Xhavit Halitit, nënkryetar i Kuvendit, njëherësh edhe kryetar i këtij Komisioni, mbajti sot mbledhjen e radhës.
Me këtë rast, komisioni diskutoi lidhur me përgatitjet e agjendës së takimit të parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë - BE, i cili do të mbahet me datë 16 dhe 17 maj.
Anëtarët e komisionit shprehën përkushtimin e tyre për organizimin sa më të mirë të këtij takimi, ndërkaq, lidhur me temat që do të diskutohen me atë rast, konsultimet do të vijojnë gjatë mbledhjes së nesërme, e cila do të nisë në orën 10:00.