Diskutohet për pezullimin e dialogut dhe integrimin evropian
Prishtinë, 29 mars - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon sot tryezën e diskutimit me temën Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës.
Në këtë diskutim do të marrin pjesë Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj, shefja e Zyrës së BE-së njëherësh përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të korit diplomatik, anëtarë të komunitetit akademik, anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të interesuar.