Diskutohet për marrëdhëniet aktuale serbo-shqiptare
Prishtinë, 29 gusht - Organizat Jo Qeveritare Qendra për Zhvillimin e Komuniteteve, Portali KoSSev organizon konferencë me lidhut me marrëdhëniet aktuale serbo-shqiptare.
Heshtjen në aktivitetet dhe lajmet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka thyer paraqitja e Presidentit Aleksandër Vuçiq në publikun vendor me pyetjen “Pse na nevojitet dialogu i brendshëm për Kosovën?”.
Kjo pyetje ishte titulli i tekstit të tij editorial për gazetat e përditshme serbe, i cili nga ajo kohë interpretohet si ftesë e tij për hapjen e diskutimit ndërmjet serbëve për qasjen ndaj çështjes së Kosovës.
Opozita këtë e quajti monolog, respektivisht përgatitje të publikut dhe ndarje të përgjegjësive për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe tërheqjen definitive të shtetit serb nga Kosova.
Një pjesë e madhe e skenës politike serbe, përfaqësuesit ndërkombëtar, politikanët kosovar dhe analistët – kanë përshëndetur idenë dhe e mbështesin, me ç’rast disa e konkretizojnë edhe më tej me paralajmërimet për një formë të re negociatash në Bruksel – i ashtuquajturi Bruksel II, i cili do të zhvillohej në nivel presidentësh dhe i cili do të duhej të përfundonte me një marrëveshje të detyrueshme ndërkombëtare për njohjen de jure ose de facto (e dyta si kompromis) të Kosovës nga ana e Serbisë.
Çka saktësisht paraqet nisma e Vuçiqit, si dhe si do të zhvillohet, respektivisht – çka do mund të pritet në periudhën në vijim kur është fjala jo vetëm për qasjen e Beogradit ndaj çështjes së Kosovës, por edhe të Prishtinës, respektivisht të rolit të bashkësisë ndërkombëtare? Çfarë janë marrëdhëniet e vërteta të serbëve dhe shqiptarëve? A është zhvilluar ndonjëherë dialog ndërmjet popullit serb dhe shqiptar? A është i arsyetuar perceptimi që bashkësia ndërkombëtare u gjet në rrugën pa krye në Kosovë me ndërrimin e ndërkombëtarizimit nga fundi i sh. 20 deri te brukselizimi në vlugun e krizës Evropiane?