Diskutohet për 'Agjenda për Reforma Evropiane'
Prishtinë, 14 tetor - Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Lëvizja FOL organizon tryezën e diskutimit me temën “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) II”.
Kjo tryezë synon të diskutojë mbi ecurinë, arritjet dhe ngecjet e hasura gjatë zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane I, si dhe të reflektojë mbi pritjet dhe angazhimin institucional në zbatimin e planit të veprimit të ERA II.