Diskutohet lidhur me komunikimin BE - Kosovë
Prishtinë, 5 dhjetor - Qendra për promovimin e zhvillimit (QPZH), në mbështetje të fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES), zyra në Prishtinë, organizon një Panel - Diskutim lidhur me komunikimin BE - Kosovë.
Është hera e parë që trajtohet ky aspekt i komunikimit. Deri tani kanë dominuar çështjet e liberalizimit të vizave, MSA, fondet europiane e të tjera. Tani është koha të trajtohet kjo çështje, e cila mund të jetë përfituese për Kosovën.
Nga raportet e deritanishme, në opinion ishte krijuar një bindje se mjafton komunikimi BE - Qeveria e Kosovës.
Duhet pranuar se BE ka përvoja të mira në komunikim me vendet aspirante, duke e ndjekur me kujdes procesin e përafrimit dhe të anëtarësimit në BE.