Diskutohet integriteti dhe financimi i partive politike
Prishtinë, 7 dhjetor - Koalicioni i organizatave joqeveritare në kuadër të Javës kundër korrupsionit, me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Zyrës së BE-së, organizojnë tryezën me temë Integriteti dhe financimi i partive politike.
A mbetet reformimi, transparenca dhe llogaridhënia e partive politike peng i ndërtimit të vullnetit politik? Çfarë po ndodhë me auditimin e financave të partive politike?
Këto dhe shumë çështje të tjera do të diskutohen dhe prezantohen nga koalicioni i organizatave në këtë tryezë në kuadër të shënimit të Javës Kundër Korrupsion.
Pjesë e kësaj tryeze do të jenë përfaqësues të partive politike nga pozita dhe opozita, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare si dhe përfaqësues të ambasadës amerikane dhe Komisionit Evropian.