Diskutohet harmonizimi i agjendës së përbashkët evropiane
Prishtinë, 14 prill - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, është duke vazhduar me vizitat nëpër Komunat e Kosovës për të takuar kryetarët e Komunave me qëllim të koordinmit rreth agjendës Evropiane, procesit të Liberalizimit të Vizave dhe bashkërendimit të aktiviteteve zhvillimore për vendin tonë.
Në agjendën e sotme u realizuan vizita në Komunën e Deçanit ,Junikut dhe Gjakovës. Ministrja Çitaku u prit nga kryetarët respektiv të komunave dhe përcjelli po të njejtat porosi dhe diskutoi për mundësitë e avancimit të koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit Qendrorë dhe atij Lokal rreth rekomadnimeve dhe detyrimeve që dalin nga raportet e Komisionit Evropian. Theks i veçantë u vu në kriteret e parashtruara për të avancuar me agjendën e integrimit Evropian dhe liberalizimit të vizave për qyetarët e Kosovës.
Në kto takime të ndara është diskutuar ngritja e nivelit të bashkëpunimit për procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar, trajtimi i dukurisë së migrimit të parregullt, por edhe mundësitë e aplikimit në projekte në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA). Njëkohësisht, temë e këtyre takimeve ishin edhe modalitetet për akomodimin në administratën komunale të bursistëve nga programi Skema e Profesionistëve të Rinjë Young Cells Scheme, projekt ky në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Komisionin Evropian.
Si në takimet e kaluara Ministrja Çitaku i njoftoi më në detaje Kryetarët e Komunave për zhvillimet rreth negociatave të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, por edhe në tërësi për zhvillimet me agjendën Evropiane, pas vizitës që kishte në Bruksel ku u takua me zryatër të lartë të Komisionit Evropian, respektivisht me Komisonerin Fyle dhe zyrtarë të tjerë.
Poashtu, ministrja Çitaku ka premtuar ndihmën e ministrisë për tu përballur me sfidat e riatdhesimit të qytetarëve në komunat e tyre, si dhe do të angazhohet në nivel qeveritar për përmirësimin e kushteve ligjore për zhvillim ekonomik, dhe në kuadër të kësaj për krijimin e klimës më të mirë për investitorët.