Diskutohet garantimi i qasjes së barabartë të grave në drejtësi
Prishtinë, 9 tetor - Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga organizojn ngjarjen “Drejt garantimit të qasjes së barabartë të grave në drejtësi”.
Hapja e ngjarjes do të bëhet nga Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt dhe ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Pas hapjes do të mbahet një panel diskutimi me katër njohës të fushës për të diskutuar qasjen e grave në drejtësi.