Diskutohet fuqizimi i grave dhe barazia gjinore
Paneli përbëhet nga përfaqësues të Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, sociologë, hulumtues dhe aktiviste feministe, të cilët do të trajtojnë çështje të rëndësishme mbi fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore.
Kjo ngjarje është pjesë e fushatës mbi të Drejtat Njerëzore të Grave që po zhvillohet në Bashkimin Evropian përmes mediave sociale, ku përfshihen tematika te ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet gjinore dhe fuqizimin e grave.
Po ashtu me rastin e fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, do të organizohet bashkëbisedë me burra të suksesshëm dhe qytetarët në rrjetin social Twitter, në temën Përfshirja e burrave në barazinë gjinore.
Bashkëbiseda do të transmetohet në ekranin e madh tek Grand Hoteli, nga ora 11:00.