Diskutohet e ardhmja e dialogut Kosovë - Serbi
Kamenicë, 2 nëntor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi: perspektiva e qytetarëve” në Kamenicë, në një diskutim në mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarë.
Po ashtu deputetët së bashku me zëvendësministrin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, do të realizojnë një vizitë në pikën kufitare në Kapi të Sfircës, për të parë nga afër mbarëvajtjen e punimeve në këtë pikë kalim kufitar.