29 Prill 2024

Diskutohet e ardhmja e AKP-së

Prishtinë, 3 shkurt – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka takuar disa nga anëtarët e Bordit dhe drejtuesit e Agjencionit Kosovar të Pronës (AKP), si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme që merren me këtë fushë.

Në këtë takim u vendosë që të krijohet një grup punues i cili do të merret me ndërtimin e një strategjie, ku do të parashihet e ardhmja e AKP-së, pas përfundimit të mandatit të këtij agjencioni në fund të vitit 2012.

Ky grup punues ka për obligim që brenda një afati sa më të shkurtër të hartojë një dokument ku do të paraqitet forma e transformimit të AKP-së dhe të përcaktohen plane konkrete për masat që duhen ndërmarrë në bashkëpunim me institucionet tjera vendore, për të mundësuar këtë transformim.

Në këtë takim, Zëvendëskryeministri Kuçi foli për punën e rëndësishme të bërë deri me tani nga AKP-ja, si dhe ritheksoi rëndësinë e ruajtjes se kompetencave të gjyqësorit brenda kësaj fushe, pas përfundimit të mandatit aktual të AKP-së.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)