17 Janar 2025

Diskutohet bashkëpunimi mes shoqërisë civile dhe Qeverisë

Prishtinë, 21 nëntor - Platforma CiviKos organizon konferencën vjetore të saj ku do të diskutohet rreth bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe Qeverisë.

Në këtë konferencë diskuton rreth bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe Qeverisë me fokus në zbatimin e deritanishëm të Strategjisë Qeveritare, sfidat dhe arrijet, si dhe nevojat për vazhdimin e një bashkëpunimi të strukturuar.

Diskutimi do të bëhet mes organizatave të shoqërisë civile dhe Z. Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës se Kosovës.

 Të ftuar në këtë ngjarje janë organizatat anëtare të Platformës CiviKos, organizatat tjera të shoqërisë civile, përfaqësues të ZKM/ZQM, përfaqësues të Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013-2017, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, media dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Në vitin 2011 është inicuar një proces zyrtar i hartimit të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013 – 2017, me Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe Platformën CiviKos që bashkë-kryesuan procesin e gjerë të konsultimeve. Me shumicën e kontributit gjatë hartimit nga ana e shoqërisë civile, Strategjia u miratua më 5 korrik 2013, që përfaqëson dokumentin e parë qeveritar që zyrtarisht njeh rolin e shoqërisë civile dhe angazhohet për të angazhuar sistematikisht në dialog me këtë sektor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)