Diskutohet anëtarësimi i Kosovës në Byronë e Konferencës së Hagës
Prishtinë, 13 mars - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Christophe Bernasconi, Sekretar i Byrosë nga Konferenca e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private (HCCH), e cila ka për qëllim unifikimin progresiv të rregullave të së drejtës ndërkombëtare private.
Në këtë takim u diskutua për mundësin e anëtarësimi të Kosovës në Konferencën e Hagës, ratifikimin e konventave të saja, si dhe bashkëpunimin në nivel teknik me qëllim të ofrimit të ekspertizë dhe ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të Kosovë, lidhur me konventat dhe aplikimin e tyre.
Gjatë këtij takim Ministri Kuçi ka potencuar se konventat e Hagës kanë një rëndësi të madhe lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar juridik në fushën civile, pasi që shumica e këtyre konventave i rregullojnë dhe lehtësojnë proceduarat standarde të shkëmbimeve në fushën civile për qytetarët e Kosovës.
Bernasconi shprehu gatishmërinë e tij që të ofrojë ndihme lidhur me anëtarësimin dhe bashkëpunimin në nivel teknik, ndërsa me theks të veçantë u diskutua për konventat lidhur me rrëmbimin ndërkombëtar të fëmijëve, për konventat e apostiles, zbatimit të aktvendimeve të huaja, pasi këto çështje shihen si më problematike për Kosovën.
Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit lidhur me mundësin e anëtarësimit të Kosovës në Konferencën e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe të jetë pjesë e ratifikimit të konventave të saj.