17 Janar 2025

Diskutohen sfidat e Kosovës drejt integrimit në BE

Prishtinë, 7 nëntor - Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë konferencën “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”.

Kjo konferencë do të sjellë së bashku diplomatë, politikë-bërës, media dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Qëllimi i kësaj konference është të nxjerr në pah sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova vis-à-vis si drejt qeverisjes së mirë, ashtu dhe drejt procesit të integrimit Evropian.

Konferenca është ndarë në tri sesione të veçanta. Në sesionin e hapjes, panelistët do të fokusohen në prioritetet e reformave që rrjedhin nga procesi i Stabilizim dhe Asociimit, gatishmëria e qeverisë, si dhe të diskutojnë nëse Brexit, migrimi dhe nacionalizmi në rritje do të zhvendosin vëmendjen e BE-së nga politika e integrimit dhe zgjerimit.

Paneli i dytë dhe i tretë do zhvillohen paralelisht dhe do të adresojnë dialogun Kosovë-Serbi si dhe reformat në Sundimin e Ligjit në veçanti, duke vënë në pyetje nëse qasja e qeverisë së Kosovës është e duhura kundrejt procesit të dialogut dhe sundimit të ligjit. 

Me këtë rast, ju ftojmë të përcillni edhe të dy sesionet paralele: (1) Dialogu Kosovë-Serbi, apo (2) Reformat në Sundimin e Ligjit dhe Integrimi Evropian, si dy proceset më sfiduese për Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)