18 Janar 2025

Diskutohen prioritetet e Qeverisë dhe ato të komunave

Prishtinë, 15 gusht - Instituti Riinvest organizon sot tryezën me temë "Përputhshmëria e prioriteteve të Qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale të rajonit Qendër".

Në tryezë do të bëhet prezantimi mbi vlerësimin e përputhshmërisë së prioriteteve të 8 komunave të rajonit Qendër dhe prioriteteve kombëtare të adresuara nga Qeveria qendrore, i cili bazohet në të dhënat e mbledhura me anë të intervistave kualitative me zyrtarë të komunave në rajonin Qendër.

Identifikimi i prioriteteve qeverisë qendrore është bërë përmes konsultimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH) 2016-2021, strategji e cila është miratuar nga Qeveria në Janar të vitit 2016.

Prioritetet e SKZH të analizuara në studim hyjnë në katër shtyllat tematike: zhvillimi i kapitalit njerëzor, zhvillimi i industrive konkurruese, zhvillimi i infrastrukturës, si dhe zhvillimi i bujqësisë.

Pjesëmarrës të ftuar për diskutim do të jenë përfaqësues qeveritar, përfaqësues të 8 komunave të rajonit Qendër, opinionistë, si dhe përfaqësues të sektorit privat dhe mediave.
Pjesëmarrja 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)