Diskutohen pasojat e murit në dialogun Kosovë - Serbi
Prishtinë, 23 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kënaqësinë të ju ftoj të përcillni tryezën e diskutimit Dialogu në udhëkryq, çka pas murit?.
Pjesë e këtij debati do të jetë ministrja e Dialogut znj.Edita Tahiri pastaj Xhavit Haliti, Sadri Ferati, Aida Dërguti dhe Slobodan Petrovic deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe aktivistë tjerë të shoqërisë civile.
Do të diskutohet se cila është e vërteta e këtij muri dhe çfarë pasojash ka sjell ndërtimi i tij?
Si do të zgjidhet kjo situatë dhe çfarë impakti do të ketë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi? Këto janë disa nga pyetjet të cilat do të adresohen në këtë diskutim nga këndvështrimi i akterëve politik kosovar.