Diskutohen kërkesat e banorëve për planin e Lagjes \"Arbëria 3\"
Prishtinë, 26 gusht - Komuna e Prishtinës bashkë me Kompaninë hartuese të planit Urban plus mbajtën diskutim publik me banorët e lagjes Arbëria 3,për të diskutuar lidhur me Projektplanin - Ndryshimi dhe Plotësimi i planit \"Arbëria 3\".
Mos zbatimi në masë i planit rregullues, i hartuar në vitin 2005, si dhe problemet e shumta në lagje i krijuar nga kaosi urbanistik ka ngritur nevojën e diskutimeve publike me banorët e lagjes në mënyrë që së bashku të bëjmë zgjidhjen më të mirë të mundshme.
Në këtë diskutim banorët paraqitën kërkesat e tyre si rritjen e etazhitetit në zonën lartë të rrugës Ahmet Krasniqi, përmirësimin e kushteve për jetesë në zonën e ndërtuar me banim të lartë, planifikimin e parkingjeve, stazat për këmbësorë dhe parqe, rregullimin e kanalizimit në pjesën e dedikuar për banim individual në pjesën veriore të lagjes, si dhe zgjidhja e problemeve për parcelat me shumë pronarë.
Po ashtu, banorët kërkuan që të studiohet më mirë segmenti i bulevardit \"Ahmet Krasniqi\" dhe të bëhet shkarkimi i tij në disa pika që lidhen me Lagjen \"Lakrishte\".
Drejtori i drejtorisë së Urbanizmit, Liburn Aliu, iu tha banorëve se në drejtori po punohet për përmirësimin e planit rregullues dhe se matjet gjeologjike dhe gjeodezike do të fillojnë së shpejti, e do të realizohen nga Instituti Gjeologjik i Kroacisë.
Drejtuesi i kompanisë hartuese të planit, Ilir Gjinolli, iu tha banorëve të lagjes se të gjitha kërkesat e tyre do të merren parasysh në rishikimin e planit.