Diskutohen implikimet për rajonin me zgjedhjet për parlamentin e BE-së
Prishtinë, 23 maj - Forumi Ballkanik organizon sot tryezen rajonale "Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor".
Akterë te ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia, do të diskutojnë rreth implikimeve për rajonin që lidhen me zgjedhjet për parlamentin e BE-së të cilat do të zhvillohen më 23 - 26 maj 2019.
Skenarët e ndryshëm dhe ndikimi i këtyrezgjedhjeve në procesin e zgjerimit lidhur me integrimin dhe anëtarsimin në BE, si dhe reformat e brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të kenë vëmendje të veçantë.
Si dhe, çfarë mund të ndërmerret nga vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu përgjigjur mundësive dhe sfidave të reja që mund të sjellin këto zgjedhje, si dhe prioritetet e BE-së kundrejt Ballkanit Perëndimor.
Me shumë kënaqësi mirepresim prezencën tuaj në këtë tryezë, e cila korrespondon me fillimin e datës së zgjedhjeve parlamentare në BE, në një kohë të sfidave të mëdha për Kosovën dhe vendet e rajonit, si dhe tensioneve në rritje në mes të vendeve të rajonit dhe polarizimeve brenda tyre.