Diskutohen aspektet juridike të ndalimit të Haradinajt në Francë
Prishtinë, 1 shkurt - Juristë të njohur nga Kosova, do të mbajnë sot një konferencë profesionale, për të diskutuar aspektet juridike të ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë dhe aspekte të shkeljes së juridiksionit universal nga ana e Serbisë me këtë rast.
Panelistë të kësaj tryeze do të jenë: Prof. Dr. Riza Smaka, Prof. Dr. Zejnullah Gruda, Prof. Dr. Ismet Salihu, z. Azem Vllas.