23 Janar 2025

Disa nga deputetët e PDK-së ndryshojnë qëndrim për specialen

Prishtinë, 9 korrik - Disa nga deputetët e PDK-së, të cilët javë më parë nuk e mbështetën aprovimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale, pritet të ndryshojnë qëndrim.

Njëri nga nënkryetarët e PDK-së i ka thënë gazetës “Zëri” se deputetët e partisë së tij në të ardhmen do ta mbështesin krijimin e Dhomave Speciale dhe do të sigurohen votat e nevojshme për aprovimin e saj.

“Besoj se gjatë ditëve të ardhshme shefi i Partisë, Hashim Thaçi, do t’i konsultojë deputetët veç e veç, por edhe do të mbahet mbledhja e grupit dhe aty do të qartësohen gjërat. Nuk guxojmë të lejojmë edhe njëherë dështimin e Gjykatës Speciale.

\"Kjo do t’iu bëhet e qartë deputetëve dhe prandaj pritet reflektim i gjithë deputetëve”, ka thënë njëri nga nënkryetarët e PDK-së. Sipas tij, lideri i partisë, Hashim Thaçi, kësaj radhe pritet të jetë më i rreptë në raport me deputetët që nuk e kanë votuar Specialen.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)