Disa deputetë të LDK-së sjanë në Këshill se nuk i respekton vendimet e partisë
Prishtinë, 3 qershor - Kryetari i komunës së Therandës, Sali Asllanaj ka vlerësuar se procesi i brendshëm zgjedhor në LDK ka qenë demokratik dhe nuk ka pasur shkelje të statutit e të procedurave.
Ai ka thënë se Isa Mustafa e ka marrë besimin e plotë të delegatëve në Këshillin e Përgjithshëm për të drejtuar edhe një mandat LDK-në dhe e ka kundërshtuar deklaratën e Fatmir Sejdiut se Mustafa e ka kapur LDK-në.
Kryetari i komunës së Therandës, Sali Asllanaj tha për Epokën e re se disa deputetë nuk janë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për shkak e nuk i kanë respektuar vendimet e partisë në Kuvendin e Kosovës.
Ai beson se brenda kësaj jave do të zgjidhet kryesia e re.