Diplomoi gjenerata e parë në Kosovë në Integrimeve Evropiane
Prishtinë, 18 mars - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), pas një bashkëpunimi dyvjeçar me Centre International de Formation Européenne (CIFE), ka përfunduar me sukses gjeneratën e parë të programit MASTER në fushën e Integrimeve Evropiane dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, program që ofrohet për herë të parë në Kosovë dhe më gjerë.
Me këtë rast, Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizoi ceremoni solemne për studentët e diplomuar në këtë drejtim.
Gjatë ceremonisë morën pjesë personalitete nga politika vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë, si Jean Francois Fitou, Ambasadori i Francës në Kosovë dhe Khaloud Sinno- Drejtor për çështje politike, ekonomike dhe integrime evropiane i Komisionit Evropian.
Ceremonia u hap me antonimin e Himnit të Kosovës dhe të Evropës dhe më parakalinin e të diplomuarve dhe vijoi me fjalën e rektorit të UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.
Duke folur para të pranishmëve, prindër, familjarë dhe miq, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të atyre ndërkombëtare, përfaqësues të medieve, profesorë dhe studentë të UBT-së dhe të ftuar të tjerë Hajrizi tha:
Ju dëshirojmë mirëseardhje në ceremoninë e përfundimit të studimeve dhe ceremoninë e diplomimit të studentëve të nivelit Master në Integrimeve Evropiane në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT). Kjo ceremoni është si rezultat që del nga një përkushtim i juaj dyvjeçar për të studiuar dhe për të ndërtuar një dije dhe një personalitet lideri në njërin prej profesioneve të zgjedhura nga ju, me qëllim të arritjes së një cilësie më të lartë jetësore për ju dhe shoqërinë tonë kosovare.
Pasi është program dyvjeçar për studime Integrime Evropiane që për herë të parë organizohet në Kosovë në UBT në bashkëpunim me institucioni Centre International de Formation Européenne (CIFE), i financuar edhe nga Komision Evropian, dhe ne si UBT kemi menduar se Kosova ka nevojë për ekspert të fushës në fjalë, dhe një bashkëpunim mirë i ndwrsjellt, dhe duke sjell ekspert nga vendet me renome, sot erdhëm në përfundim ta mbyllim një program të suksesshëm. Përfundoi rektori E. Hajrizi.
Me nga një fjalë rasti ceremoninë e kanë përshëndetur edhe Ambasadori i Francës në Kosovë Jean Francois Fitou, si dhe Khaloud Sinno- Drejtor për çështje politike, ekonomike dhe integrime evropiane i Komisionit Evropian.
Pas fjalëve përshëndetëse ka vijuar ceremonia e diplomimit, me dhënien e betimit nga të porsadiplomuarit dhe me marrjen e certifikatave