19 Janar 2025

Diplomatët evropian përkrahin procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 5 prill  – Ministri i Integrimit Evropian ka pritur sot në takime të ndara ambasadoren e Holandës në Kosovë znj.Gerrie Willems, ambasadorin e Italisë Andreas Ferrarese si dhe ambasadorin e Hungarisë Laszlo Markusz, me të cilët ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Gjatë takimeve me diplomatë evropian, ministri Çollaku ka vlerësuar përkrahjen e deritanishme dhe ka shprehur bindjen se përkrahja e këtyre shteteve nuk do të mungojë as në këtë fazë kur po i afrohemi vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave.

 “Ne kemi dëshmuar përkushtim në këtë proces duke përmbushur të gjitha obligimet e përcaktuara. Jam i bindur se puna jonë do të vlerësohet drejtë dhe do të pasojë  me një vendim meritor që do t’i mundësonte qytetarëve tanë lëvizje pa viza në Zonën Schengen. Si udhëheqës i këtij procesi besojë se do të kemi mbështetjen e shteteve mike që kjo çështje të përmbyllet suksesshëm dhe sa më parë”, ka thënë ministri Çollaku gjatë këtyre takimeve.

Nga ana tjetër ambasadorët, shprehën gatishmërinë e shteteve të tyre për të vazhduar me mbështetje ndaj agjendës evropiane të Kosovës e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)