22 Janar 2025

Diplomatë të huaj kërkojnë të hiqet dorë nga bllokada

Prishtinë, 14 nëntor - Diplomatë të akredituar në Kosovë kanë rritur indirekt presionin mbi PDK-në për ta thirrur vazhdimin e seancës konstituive.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka shprehur habinë se pse Kuvendi nuk është mbledhur këtë të enjte, derisa kolegu I tij nga Holanda, Robert Bosch, ka thënë se Kuvendi duhet të rimblidhet pa vonesë, pasi të gjitha palët tashmë e kanë pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por ndryshe është duke menduar presidentja Jahjaga, e cila njëjtë si PDK-ja vazhdon të insistojë në gjetjen e kompromisit për krijimin e një Qeverie gjithëpërfshirëse.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)