22 Janar 2025

DioGuardi apelon për formimin e institucioneve

Prishtinë, 2 nëntor -  Ish-kongresisti amerikan dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi ka theksuar se çështja shqiptare në Ballkan ende nuk është e mbyllur.

DioGuardi këtë e deklaroi në aktivitetin e mbledhjes së fondeve për Kongresmenin Jerry Nadler, në lokalin e Fondacionit “Kolombi i Qytetarëve”, në Manhattan.

Ai ka folur për situatën dhe zhvillimet politike në Ballkan, duke vënë theksin tek vatrat problematike të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës transmeton INA.

Duke u ndalur te zhvillimet politike në Kosovë, DioGuardi ka apeluar për formimin sa më urgjent të institucioneve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)