Dinka Zhivalj zëdhënësja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë
Prishtinë, 16 shtator - Zëdhënësja e re/këshilltarja e re për Komunikim e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së, Dinka Zhivalj, ka marrë postin e saj.
Znj. Zhivalj, me kombësi kroate, ka shërbyer së fundi si Këshilltare e Lartë e Ministrit për Zhvillim Rajonal dhe Fonde të BE-së/Zëvendës Kryeministrit të Kroacisë.
Më herët ajo ka punuar si Zëdhënëse/Shefe e Njësisë për Media të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal me bazë në Sarajevë, Shefe e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik në Misionin e OSBE-së në Serbi, Zëdhënëse/Zyrtare për Zhvillim Medial e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri si dhe në zyrën për marrëdhënie me publik në Misionin e OSBE-së në Kroaci.
Znj. Zhivalj pret me padurim bashkëpunimin me profesionistët e mediave në Kosovë dhe informimin e gazetarëve mbi pyetjet që ata kanë në lidhje me fushëveprimin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së.
Dinka Zhivalj merr këtë post si pasardhëse e Z. Stojan Pelko.