15 Janar 2025

Digjitalizohet Kuvendi i Komunës në Mitrovicë

Mitrovicë, 30 tetor - Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës tash e tutje do të kenë kushte bashkëkohore për punë. Kjo si rezultat i një projekti të mbështetur nga USAID-i që ka të bëj me digjitalizimin e KK-së.

Me këto mundësi të reja  të martën është mbajtur seanca e 35, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme. Me shumicë votash u themelua Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve i Mitrovicës, si një insitucion i veçantë, i cili me tani ka funksionuar në kuadër të qendrës së kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Gjithashtu në këtë seancë u miratuan në pako statutet  e insitucioneve të kulturës; Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve, bibliotekës komunale “Latif Berisha” dhe Teatrit të Qyetit.

Në këtë seancë u diskutua edhe për raportin financiar për periudhën nëntëmujore të vitit 2012. U tha se  ulja e tarifave ka bërë që të ketë prurje biznesore. Kryetari tha se  qeraja i paguhet atyre personave që janë banorë të pjesës veriore  dhe atyre që janë rast social. Bursa për këtë vit do ti jepet familjeve të dëshmorëve, të invalidëve të luftës dhe rasteve sociale.

Po ashtu u diskutua edhe për raportin e auditimit të brendshëm-ndërtimet e objekteve të larta për afarizëm dhe banim për vitet 2010,2011 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2012  ku edhe u nxorr konluzioni se duhet të vazhdojë auditimi i brendshëm që  nga viti 2002.

Duhet cekur se u miratuan edhe këto pika të rendit të ditës të cilat u shtuan në seancën e sotme   atë për shfuqizimin e vendimit  të Kuvendit të Komunës Nr. 02/06-22577/8 dt. 26.04.2012 kërkesë kjo që ka ardhur   nga MAPL-ja sepse ishte në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Evropian dhe dhënies e  200m2 qytetarit Milazim Maloku i cili është i riatdhesuar  ku  MPB –ja  ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së tij.
  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)