23 Janar 2025

Digjet një pronë në Llapushnik, reagon BIK-u

Prishtinë, 6 korrik -  Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) nëpërmjet një reagimi ka bërë me dije se me shqetësim e ka marrë lajmim për djegien e një prone të një banori në fshatin Llapushik të Drenasit.

Në këtë reagim është thënë se Kryesia e BIK-ut është e shqetësuar me tendencën e disa medieve për t’i dhënë karakter fetar.

“Kryesia e BIK-ut kërkon nga organet kompetente që sa më parë t’i ndriçojnë rrethanat e djegies së pronës në Llapushnik, ndërsa në të njëjtën kohë apelon te të gjithë që mos t’i prejudikojnë motivet e aksidentit pa pasuar version zyrtarë nga organet kompetente. Populli ynë dhe bashkësitë tona fetare historikisht kanë qenë të përkushtuara në kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndërnjerëzor e mbi të gjitha mirëkuptim ndërvëllazëror. Mbesim të përkushtuar që këto vlera të popullit tonë për asnjë motiv të mos cenohen”, është thënë në reagimin e BIK-ut.

Në fshatin Llapushnik kohët e fundit ka pasur disa mospajtime rreth ndërtimit të një kishe katolike.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë versionin e saj për këtë incident, nëse ka qenë djegie e rastësishme apo e qëllimshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)