22 Janar 2025

Diaspora të kontribuojë në krijimin e imazhit më të mirë të Kosovës

Prishtinë, 20 janar- Ministri i Diasporës, Valon Murati priti në një takim njoftues me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, ku përveç njoftimit me punën e deritashme të Ministrisë së Diasporës dhe sfidave të mëtejshme të saj,  u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të ndryshme, duke pasur parasysh faktin që diaspora shqiptare ka koncentrim të madh në Gjermani.

Ministri Murati në këtë takim me znj. Viets, i dha theks të veçantë mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë dhe tërheqjes e investimeve nga diaspora, dy projekte me prioritet në objektivat e Ministrisë për këtë vit, e të cilat kërkojnë bashkëpunim të thellë institucional.

“Nëse ne dërgojmë një mesazh të mirë që Kosova është e gatshme për të pranuar investimet, unionet tona të bizneseve në Diasporë do të luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e urave të bashkëpunimit me kompani të fuqishme në vendet ku ato veprojnë”, theksoi mes tjerash ministri Murati.
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, znj. Viets i prezantoi ministrit Murati përvojën e Gjermanisë në projektet për kthimin e kuadrove akademike në Gjermani, si dhe ofroi bashkëpunimin e ambasadës në përmbushjen e prioriteteve të Ministrisë.

“Një diasporë e integruar mirë do të thotë edhe një Kosovë më e mirë në të gjitha fushat. Imazhi i Republikës së Kosovës jashtë nuk është edhe më i miri, dhe kjo duhet të përmirësohet pasi që Republika Federale e Gjermanisë ka dëshirë të thellojë bashkëpunimin me Kosovën”, tha znj. Viets.

Në fund u ra dakord që të mbahen edhe takime të tjera të rregullta ashtu që të identifikohen të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit në të mirë të Kosovës dhe diasporës në Gjermani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)