21 Janar 2025

Diaspora shqiptare e integruar mirë në Republikën e Austrisë

Prishtinë, 24 nëntor - Ministri i Diasporës, Valon Murati, priti në një takim njoftues ambasadorin e Republikës së Austrisë, Gernod Pfandler.

Në takim, përveç njohjes me punën e deritashme të Ministrisë së Diasporës dhe sfidatesaj të mëtejshme,  u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të ndryshme, duke pasur parasysh faktin se diaspora shqiptare ka koncentrim të madh në vendet gjermanofolëse, duke përfshirë edhe Austrinë.

Ministri Murati,në takim me z. Pfandler, i dha theks të veçantë mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë dhe tërheqjes së investimeve nga diaspora, dy projekte me prioritet në objektivat e Ministrisë për këtë vit, të cilat kërkojnë bashkëpunim më të thellë institucional.

“Rrjetet e bizneseve në Austri, të cilat janë iniciuar nga Ministria e Diasporës, janë jashtëzakonisht aktive në punën e tyre. Tashmë, ato janë duke shërbyer edhe si urë lidhëse jo vetëm mes tyre, por edhe mes bizneseve austriake dhe Kosovës me ide për projekte investive në të ardhmen e afërt”, tha ministri Murati.

Po ashtu, ministri Muratie njoftoi ambasadorin austriak për projektet që Ministria e Diasporës planifikon t’i fillojë me implementim në kthimin e remitancave nga diaspora në projekte investive, në veçanti në fushën e agrikulturës dhe të teknologjisë informative.

Nga ana tjetër, ambasadori Pfandler e rikonfirmoi përkrahjen e Austrisë për Kosovën, ndërsa e lavdëroi komunitetin shqiptar në Austri si komunitet të integruar mirë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)