Diaspora kërkon t'i rezervohen 10 ulëse në Parlamentin e Kosovës
Prishtinë, 4 gusht - Shoqata "Miqtë e Amerikës" ka bërë të ditur se sot do të organizojë konferencë me gazetarë me temë 'Diaspora aset shumë i rëndësishëm i shtetit të Kosovës".
Në ketë konferencë Shoqata "Miqtë e Amerikës" do te propozoj që diasporës t'i rezervohen 10 ulëse në Parlamentin e Kosovës.
Konferenca mbahet në zyren e shoqatës qe gjendet në rrugën Lah Nimani përballë Aleancës Franceze.