18 Maj 2024

Diaspora ambasadore e shqiptarëve

Durrës, 18 korrik – Diaspora shqiptare në të gjithë kohët ka luajtur rol të rëndësishme në rritjen e qëllimeve shqiptare për të pasur mëvetësi në vete. Mërgata shqiptare ka dhënë kontribut të madh duke filluar nga kohët e hershme, koha e Skënderbeut, Ismajl Qemaljit e deri në kohët moderne, në përkrahjen dhe themelonim e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Pavarësinë e Kosovës.


Kështu kanë vlerësua pjesëmarrësit në Durrës në konferencën “Integrimet evropiane dhe roli i diasporës”, e mbajtur në kuadër në shkollës verore e organizuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare, Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës, Ministria e Diasporës e Kosovës dhe nga Komuna e Çairit.

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, ka deklaruar se strategjitë për shfrytëzimin e potencialit të trurit në diasporë duhet të shërbejnë si bazament për ndërtimin e rrjeteve të fuqishme diplomatike me qendrat vendosëse, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik. Makolli mërgatën shqiptare e ka quajtur si ambasadore të mbrojtës së kulturë dhe identitetit shqiptar.

“Kombi shqiptar, i ndarë në disa shtete në Ballkan, u përket popujve që kanë diasporë të madhe. Për arsye të ndryshme, shqiptarët kanë migruar në vende të ndryshme të Evropës, ku kanë jetuar dhe kanë vepruar, por, njëkohësisht, i kanë marrë përvojat e atyre vendeve. Kjo nënkupton afrimin e mentalitetit shqiptar dhe integrimin i tij në mentalitetin evropian, njohjen e vlerave evropiane në kuadrin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe adoptimin dhe aplikimin e tyre në shoqërinë shqiptare.

Këto vende ua mundësuan shqiptarëve që të integrohen në shoqërinë e tyre, të profesionalizohen në shumë fusha, të marrin përvoja nga më të ndryshmet, përvoja këto që, sot, është shumë e rëndësishme të barten në vendin tonë”, ka theksuar ministri Makolli.

“E them me shumë përgjegjësi se diaspora shqiptare ka qenë ambasadori më i mirë i Kosovës, por edhe i shqiptarëve në përgjithësi. Roli i saj është me rëndësi të veçantë. Diaspora shqiptare më nuk është një komunitet që bën punë krahu, sepse të rinjtë tanë shkollohen në këto vende, i kanë bizneset e tyre atje, kanë arritur të fitojnë status në ato vende ku jetojnë dhe të jenë qytetarë të nderuar të Evropës. Diaspora jonë është shndërruar në një institucion që na garanton hyrje të shpejtë në Evropë, sepse ajo më së miri e di se si arrihet të jesh pjesë e kësaj familjeje.

Besojmë fuqishëm se mërgata jonë nuk ka rol vetëm sa i përket dërgimit të remitancave, por ajo mund të ofrojë më shumë se kaq. Njohuritë dhe përvojat që mori në shtetet ku jeton do të jenë një ndihmesë, një kontribut i pazëvendësueshëm për zhvillimin e vendit”, ka deklaruar ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.

Ai, gjithashtu, u shpreh se roli i mërgatës është shumë i rëndësishëm për perspektivat tona që na shpijnë drejt vendeve të Evropës.
“Ne, shqiptarët, Evropën e kemi shtëpi tonën, por na duhet kohë për të arritur atje, e diaspora jonë është ajo që duhet të na e trasojë këtë rrugë”, theksoi ministri Makolli në fund të fjalimit të tij në konferencën “Integrimet evropiane dhe roli i diasporës”.

Kurse kryetari i Akademisë Diplomatike Shqiptare, në Maqedoni, Arsim Sinani ka deklaruar se diaspora shqiptare krenohet më shumë figurë që i kanë bërë nde rjo vetëm shqiptareve, por edhe botës.

“Sot ne krenohemi me të madhen nobelisten shqiptare Nënë Tereza, me nobelistin Ferid Muratin, si dhe krenohemi me djepin e fjalës Ismail Kadarenë, i cili tregon për kulturën shqiptare”, ka thënë ai.


Kurse kryetari i Komunës së Cairit ne Maqedoni, Izet Mexhiti ka deklaruar se i mbetet ende shumë punë për të bërë politikës, sa i përket sigurisë së kapitalit të diasporës, duke përforcuar institucionet shtetërore si dhe funksionimin e shtetit ligjor.


Ndërkaq drejtoresha e Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës, Eva Hyskaj-Tafili, është shprehur se kjo shkollë verore, kjo konferencë i bashkon shqiptarët.

“Ne sot po bëhemi bashkë më të vetmin qëllim, që të shkëmbejmë përvoja për mërgatën, sot të rinjtë po bëhen bashkë nga të gjitha trevat shqiptare dhe kjo tregon se sa është e rëndësishme diaspora shqiptare”, ka thënë ajo. Profesoresha Hyskaj-Tafili,, ka vlerësuar se integrimi i shqiptarëve do të jetë më rëndësi për të ardhmen tonë.

Kurse profesoresha në Institutin për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës, Mirela Bogdani, është shprehur se përfaqësimi i pjesëmarrësve në këtë shkollë jep shumë mundësi që ata të shembjen përvoja, ide për integrimet.

“Natyra e kësaj shkolle, dhe pjesëmarrja e larmishme nga të tre shtetet, krijon që të hapen tema që kanë të bëjnë më integrimet shqiptare”, ka thënë ajo. Bogdani ka përmendur se diaspora nuk duhet që të jep vetëm remitanca, por edhe të bëjë kthimin e trurit. Ajo ka ftuar qeveritë e vendeve përkatëse që të ndihmoj në këtë drejtim. Sipas saj diaspora ka pasur më shumë suksese si individ, pro jo si komb.

Në këtë konferencë kanë prezantuar edhe kandidatët për doktoraturë të Institutit për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës.
Kandidati nga Tetova, Isak Sherifi, i cili njëherit është edhe ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës, , ka kërkuar që shqiptarët duhet të kenë një platformë shpirtërore politike, ekonomike e cila do ët jetë rruga më e mirë për ta pasur integrime evropiane.
Kandidatit Fadil Osmani, ka vlerësuar se roli i diasporës është i pakontestueshme për arritjet shqiptare. Sipas tij diaspora ka dhënë kontribut të gjithanshëm.

Edhe kandidati Veton Zejnullahu, nga Lugina e Preshevës, ka përmendur rolin që ka pasur mërgata shqiptare në të gjithë kohët dhe ajo sipas tij nuk duhet harruar dhe lënë pas dore. Sipas tij diaspora ka luajtur rol të rëndësishëm në themelimin e LPK-së dhe të UÇK-së, që janë sinonimi i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës. Zejnullahu ka kërkuar nga qeveria e Kosovës, që të heq pagesën për sigurimet të veturave për qytetarët të Luginës se Preshevës, pasi sipas tij ata ndihen të ofenduar.

Ndryshe në kuadër në shkollës verore e organizuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare, Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës, Ministria e Diasporës e Kosovës dhe nga Komuna e Çairit, po marrin pjesë studentë, profesorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia që për disa ditë do të debatojnë për rrjedhat aktuale integruese, duke filluar nga që nga koha e themelimit të Bashkimit Evropian, duke filluar me Traktatin e Romës e deri tek ai i Lisbonës, si dhe për kushtet që duhet plotësuar për të aderuar në BE për shtetet e reja e që janë shtet e Ballkanit perëndimor, e që në të bëjnë pjesë edhe shtetet Kosova, Shqipëria e Maqedonia.(Epoka e Re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)