16 Janar 2025

Dialogu të përfundoj me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 19 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në tryezën e diskutimit “4 vjet pas Marrëveshjes Kosovë-Serbi, Sa po ndihmon dialogu politik?”, i organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Para të pranishmëve, kryeministri Isa Mustafa foli për rëndësinë e procesit të dialogut, për marrëveshjet e arritura, për pengesat në zbatimin e tyre, duke theksuar edhe rëndësinë e përfshirjes së opozitës dhe të shoqërisë civile në procesin e dialogut me Serbinë.

Kryeministri Mustafa tha se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja ka dhënë rezultate pozitive për Kosovën.

Sa i takon Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri Isa Mustafa tha se ai mund dhe do të themelohet vetëm duke respektuar tërësisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Dialogu në të ardhmen duhet të jetë qartë i kornizuar, të jetë i përcaktuar në kohë, në mënyrë që të arrijmë që për një periudhë më të shkurtër të kemi njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si qëllim përfundimtar i dialogut”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe shefja e zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave.

Gjatë tryezës, u prezantua edhe një Raport lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i hartuar nga Agron Bajrami, si dhe u zhvilluan diskutime lidhur me procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)