Dialogu sduhet të kushtëzohet
Prishtinë, 5 dhjetor - Diplomati shqiptar Lisen Bashkurti ka thënë se pozita dhe opozita duhet të dialogojnë, por në këtë proces nuk duhet të ketë kushtëzime.
Në një intervistë për Epokën e re, Bashkurti ka bërë me dije se as mazhoranca nuk mund të diktojë kushte për imponimin e marrëveshjeve e as opozita nuk mund të diktojë kushte për rrëzimin paraprak të tyre.
Ai ka thënë se nëse palët hyjnë me kushte paraprake ultimative dhe përjashtimore, atëherë dialogu do të ishte i panevojshëm.
Të dyja palët kryesore të politikës së Kosovës, mazhoranca dhe opozita, lypset ti rikthehen dialogut dhe vetëm dialogut, ka thënë Bashkurti.
Diplomati Bashkurti ka shtuar se është koha që politika në Kosovë ti lexojë mirë dhe ti respektojë në mënyrë rigoroze mesazhet e sekretarit amerikan John Kerry.
Për të dyja marrëveshjet, të cilat po i kundërshton opozita, Bashkurti e ka fajësuar edhe diplomacinë e BE-së, e cila, sipas tij, ka qëndruar pasive në këtë proces.
Ai ka thënë se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe kërkon zgjidhje tjetër.
Janë pesë arsye themelore që bëjnë të domosdoshme rinegocimin e kësaj marrëveshje, ka deklaruar Bashkurti, duke shtuar se edhe marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi i ka të gjitha mundësitë për ta rinegociuar.