19 Maj 2024

Dialogu nuk i sjell Kosovës ulëse në OKB

Prishtinë, 26 shkurt - Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund t’ia siguronte Beogradit datën e nisjes së negociatave për anëtarësim me BE-në dhe Prishtinës mundësinë që të niste negocimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Brukselin, por jo edhe shumë më shumë se kaq.

Sipas burimeve diplomatike, me të cilat ka biseduar “Koha Ditore”, me gjithë deklaratat pompoze të zyrtarëve të Kosovës, procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të rezultojë me anëtarësim në OKB.

“Jo. Ulësja në OKB nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e diskutimeve”, ka thënë një diplomat i lartë nga një shtet anëtar i BE-së.

“Ka ide, posaçërisht nga Berlini, se dialogu mund të prodhojë më shumë sesa është menduar, përfshirë edhe ulësen në OKB. Por kjo nuk është reale. Nuk do të ndodhë”, ka thënë një burim diplomatik, duke lënë të kuptohet se një pjesë e vendeve të BE-së nuk janë të lumtura me insistimin e Berlinit zyrtar për të mbajtur presionin maksimal ndaj Serbisë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)