18 Janar 2025

Dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet

Prishtinë, 27 qershor - Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqit ka bërë thirrje të ndërpritet procesi i dialogut në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Krasniqi ka vlerësuar se ky dialog është përmendorja e turpit dhe, sipas tij, ata që e kanë udhëhequr këtë proces duhet të tërhiqen, pasi i kanë ofruar favore Serbisë, duke e bërë hisedare të sovranitetit.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës duhet të heqë dorë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe nga marrëveshja për demarkacion pa i dërguar në Kuvend.

Krasniqi ka folur edhe për zhvillimet në parti, duke thënë se Nisma për Kosovën do të jetë edhe më e fuqishme dhe se tani për tani është e fokusuar për ndryshimin e qeverisjes.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni me PDK-në, duke thënë se janë për koalicion vetëm me partitë opozitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)