18 Maj 2024

Dialogu Kosovë-Serbi do të përfundojnë me traktat paqeje

Prishtinë, 29 tetor -  Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka bërë të ditur se Qeveria është duke e përgatitur për procesin e dialogut me Serbinë.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje për platformën e Qeverisë së Kosovës, Kuçi ka siguruar qytetarët e Kosovës se përmbajtja e saj nuk shkon përtej rezolutës së aprovuar në Kuvendin e Kosovës.

“Kosova nuk është e papërgatitur po ua them shumë sinqerisht, Kosova ka platformën e vet iniciale por Kosova ka parasysh dy faktorë. Faktori i parë janë receptorët e kësaj platforme që janë BE-ja dhe SHBA-ja dhe nuk mund t’i vemi para aktit të kryer dhe tu themi se kjo është pozita jonë, kjo është pika A dhe B dhe nuk mund të shkojmë përtej dhe faktori i dytë në procesin e dialogimit përcaktohet minimumi dhe optimumi dhe platforma jonë nuk e kalon optimumin pakon e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Kuçi.

Kuçi po ashtu tha se bisedimet do të ishte mirë të mos zgjasin më shumë se një vit, ndërsa shfaqi bindjen se ato do të përfundojnë me një traktat paqeje. Ndërkaq grupi E 15-të konsideron se bisedimet janë të nevojshme për të dyja palët por që duhet pasur kujdes për modelet e propozuara për veriun e vendit. Kryesuesi i grupit E 15 Muhamet Mustafa:

“ Ka pasur zëra për një Ahtisari plus që në fakt do të thoshte autonomi, me tipare të ndryshme për pjesën veriore të Kosovës. Rezoluta e aprovuar në Kuvendin e Kosovës ka vënë një vijë të kuqe duke përcaktuar se rregullimi i brendshëm i Kosovës do të jetë unik. Megjithatë gjithë ky spektër pikëpamjesh dhe qëndrimesh meriton trajtim të kujdesshëm në platformën e bisedimeve”.

Avokati Azem Vllasi konsideron se zhbërja e strukturave paralele, qasja e policëve dhe doganierëve të Kosovës në portat 1 dhe 31 si dhe organizimi i zgjedhjeve lokale në veri, janë temat të cilat duhet të debatohen menjëherë me Serbinë . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)