20 Janar 2025

Dialogu fetar krijon mundësi për Bashkëjetesë dhe bashkëpunim

Prishtinë, 27 maj  - Konferenca ndërkombëtare ndërfetare e Kosovës që u mbajt në Prizren përfundoj me dëshirën për të vazhduar dialogun duke u mbështetur në pasqyrimet pozitive të bashkëjetesës si pjesë e procesit drejt një paqe dhe mirëkuptimi më të madh.

Me 150 pjesëmarrës nga e gjithë bota që morën pjesë në diskutimet mes së konferencës mbi Religjionin dhe Politikën:  Përforcimi i dialogut ndërfetar me qëllim të zhvillimit demokratik, ky aktivitet vjetor ka dhënë një kontribut unik për dialog jo vetëm në rajon por edhe në nivel ndërkombëtar.

Gjatë konferencës dy ditore u diskutuan një sërë çështjesh, sipas rregullave të Chatam House duke e lejuar një dialog të lirë dhe të hapur. Në debatet e ditës së parë , 24 Maj, diskutimet nxitëse të paneleve mbuluan tema duke filluar nga politikat e besimit e roli i fesë në shoqëritë laike ndërsa folësit u përpoqën të adresojnë pyetje rreth asaj se çfarë ndryshime mund të bëj dialogu ndërfetar dhe nëse myslimanët evropianë kanë një model të përbashkët.

Në mbrëmje, mysafirët ishin të ftuar në  hapjen e ekspozitës së fotografive “Faith” të autorit norvegjez Ken Oprann në Muzeun Arkeologjik e Sahatkullën, bashkë organizuar me Zyrën e BE-së në Kosovë. Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar  ka folur para pjesëmarrësve më herët, gjatë ditës.

Kur diskutimet u rihapën më 25 Maj, zëvendësministri Petrit Selimi foli në sesionin e panelit për rolin e medieve sociale në avancimin e dialogut progresiv dhe rrezikun që ato mund të përdoren gjithashtu për të përhapur ideologjitë ekstremiste. Paneli ishte i përbërë nga gazetarë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Punimet formale të konferencës u përmbyllën me vlerësime për të ardhmen e përpjekjeve ndërfetare dhe burimet e përkrahjes për të ndihmuar në mbështetjen e vazhdueshme dhe rezultatet afatgjata drejt arritjes së paqes. Sekretari i Përgjithshëm i KAICIID Faisal Bin Abdulrahman Bin Muammar dhe Z. Karim El- Hibri nga Fondacioni El- Hibri ofruan përkrahjen e tyre.

Në fjalimin përmbyllës të konferencës, At Donald Reeves nga organizata “Shpirti i Evropës” (Soul of Europe) tha: “Ndryshimet  reale ndodhin kur ata që normalisht nuk flasin dëgjohen nga ata që normalisht nuk dëgjojnë”.

Pas përmbylljes së konferencës, pjesëmarrësit dolën në një shëtitje në Prizren për tu njohur prej së afërmi  me trashëgiminë multietnike dhe multifetare të Kosovës. Ata vizituan vende historike dhe fetare duke përfshirë kalanë mesjetare, Kishën Ortodokse të shekullit XXIV-të, selinë e Ipshkvisë Katolike të Kosovës, Hamamin Turk si dhe Xhaminë e Sinan Pashës që daton nga shekulli i XVII-të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)