Dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime të qarta
Prishtinë, 9 tetor - Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë, Fitore Pacolli, ka mirëpritur Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë - Departamenti i Evropës Juglindore dhe Jens Erik Grøndahl, Ambasadorin Norvegjez në vendin tonë.
Arne Sannes Bjørnstad e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë - Serbi.
Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale.
Sa i përket dialogut Kosovë - Serbi, ai tha se duhet të nxjerrim mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid.
Në fund, bashkarisht shprehëm interesim për kontakte dhe takime të vazhdueshme bashkëpunuese në të ardhmen.