Dialogu dhe PTK-ja shtyjnë formatimin
Prishtinë, 28 mars - Formatimi i Qeverisë mbeti sërish pas 2 prillit. Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli konfirmon për Tribunën se nuk ka asnjë luhjatje në marrëdhënin me PDK-në dhe se Thaçi do të finalizojë ndryshimet në Qeveri pas kthimit nga Brukseli.
Hapja e ofertave për shitjen e PTK-së, e cila menaxhohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe takimi i 2 prillit mes kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq, kanë qenë arsyeja që të mërkurën në mbrëmje nuk është finalizuar formatimi i Qeverisë.
Takimi i mbajtur mes Behgjet Pacollit dhe Hashim Thaçit në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë vendosi që formatimi të bëhet në fillim të prillit, pas përfundimit të rrethit të ri për PTK-në dhe atij dialogues me Serbinë në Bruksel.