Dialogu dhe privatizimi kanë dëmtuar rëndë Kosovën
Prishtinë, 16 korrik - Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!, së bashku me Puhie Demakun, Sekretare për Marrëdhënie me Jashtë, dhe Visar Ymerin, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje!, pritën në takim Ambasadorin e Suedisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Mats Staffansson.
Përgjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale politike në Kosovë, zhvillimet e fundit në sferën politike dhe pritjet për ngjarjet e ditëve në vijim.
Ne kemi insistuar të kemi një marrëveshje të shkruar me koalicionin AAK-LDK-NISMA sepse nuk duam që të kemi qeverisje të njëjtë me atë që kemi parë më herët.\"
\"Ne besojmë se dy proceset që e kanë dëmtuar rëndë Kosovën deri më sot kanë qenë dialogu dhe privatizimi, prandaj duam që kahja e zhvillimeve të ndryshojë. Ky është momenti më i mirë për të ndryshuar kursin e dëmshëm, tha Kurti.