17 Janar 2025

Dhurim i pajisjeve nga Iniciativa për Rritje dhe Stabilitet Fiskal e USAID-it

Prishtinë, 16 gusht - Gjatë tre viteve të fundit, Projekti i USAID-it “Iniciativa për Rritje dhe Stabilitet Fiskal (GFSI) ka përkrahur qeverinë qendrore dhe qeveritë lokale në përpjekjet për të përmirësuar stabilitetin fiskal, ka mbështetur pjesëmarrjen e sektorit privat në ofrimin e infrastrukturës publike dhe shërbimeve dhe ka përkrahur zhvillimin e një sistemi efektiv të planifikimit të politikave për të ardhmen ekonomike të Kosovës.

 

Ky projekt i USAID-it  po i afrohet fundi, duke e përfunduar mandatin e tij me sukses.

Duke besuar që rritja ekonomike dhe stabiliteti fiskal varen nga të gjitha aspektet e shoqërisë së Kosovës, USAID-i do ti dhurojë pajisjet e projektit të tij një numri të OJQ-ve të Kosovës që përfaqësojnë një gamë të personave nga krijuesit e ideve më bashkëkohore në Kosovë deri tek ata të cilët kujdesen për qytetarët e saj në pozitë më të pafavorshme.
 
Pajisjet që do të dhurohen përfshijnë orendi për zyra, pajisje ngrohëse, kondicionerë, telefona, printerë dhe dollapë për dosje.

 

Sipas Drejtorit të Programit të USAID-it “Iniciativa për Rritje dhe Stabilitet Fiskal”, Hajdar Korbi, "Ne besojmë që të gjitha pjesët e shoqërisë së Kosovës ndihmojnë në sigurimin e rritjes dhe stabilitetit të vendit tonë, nga inovatorët tanë të bizneseve të vogla dhe adoptuesit e hershëm, deri tek ata që janë duke përjetuar sfidat më të mëdha të jetës.

 

Ne jemi duke e bërë këtë donacion si një mënyrë, qoftë edhe simbolike, për ta njohur borxhin tonë për kontributin e tyre për ta bërë Kosovën një vend më të mirë". Marrësit e këtij donacioni do të përfshijnë:

 
Qendra e inovacionit në Gjakovë: qendër e porsahapur qëllimi i së cilës është të mbështesë rritjen ekonomike dhe të ulë papunësinë duke mbështetur hapjen e bizneseve të reja.

 

Qendra punon me universitetin publik dhe me universitetet private për të inkurajuar dhe për tu mundësuar studentëve që të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit.
 

Asociacioni i turizmit alternativ të Kosovës (ATAK): një shoqatë jo-fitimprurëse turizmi e krijuar së fundmi që synon të kontribuojë drejt zhvillimit të sektorit të turizmit në Kosovë.

 

ATAK kombinon një angazhim të fortë për zhvillim të turizmit rural, kulturor dhe malor, koordinimin e aktiviteteve në mes të operatorëve turistikë, agjencive dhe hoteleve, dhe promovimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës.


“Qendra Hader”, një OJQ humanitare e prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara mendore: e krijuar në Prizren menjëherë pas luftës nëpërmjet iniciativës së disa nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore.

 

Qendra Hader në Prizren ofron këshilla dhe përkrahje për familjet nga të gjitha komunitetet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike.


Down Syndrome Kosova: organizata e vetme në vend e fokusuar vetëm në të gjitha aspektet e të jetuarit me sukses me sindromin Down. Ajo u themelua nga prindërit dhe familjet e personave me sindromin Down.

 

Organizata ka funksionuar që nga viti 2007 me një mision për të sjellë mundësi të barabarta në shoqëri, me respekt të plotë për të drejtat e njeriut dhe diversitetin njerëzor, për çdo person me sindromën Down. Down Syndrome Kosova kontribuon në drejtim të përmirësimit të standardit të jetesës dhe zhvillimin e përgjithshëm të personave të prekur me sindromin Down. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)