Dhurata për fëmijët e komuniteteve RAE
Prishtinë, 29 dhjetor - Zyra e Kryeministrit/Zyra për Çështje të Komuniteteve edhe këtë vitë ka realizuar projektin për ndarjen e dhuratave për festat e fund vitit për fëmijët e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptan.
Shumë fëmijë të komuniteteve Romë, Ashkali, dhe Egjiptas, në vend të shkollave, ndodhen pranë kontejnerëve duke kërkuar ushqim, gjësende tjera, e diku tjetër ata shihen teksa mbledhin kanaqe, pastrojnë xhamat e veturave etj. Ne u munduam që me një dhuratë simbolike ti gëzojme këta femijë, ka deklaruar Sanella Sadikoviç, nga Zyra e Kryeministrit
Fëmijët dhe prindërit e tyre ishin shumë falënderues për këto dhurata, ndërsa ZÇK është zotuar se edhe në të ardhmen do të realizoj projekte të ngjashme të cilat do të kontribuojnë në avancimin e pozitës së komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.